October 16, 2021

Mijëra protestues në Neuchâtel kundërshtojnë masat e Koronës

Shpërndaje lajmin

Disa mijëra kundërshtarë të masave për luftimin e pandemisë së koronës kanë demonstruar gjatë orëve të pasdites së sotme në Neuchâtel.

Protesta është miratuar nga autoritetet e qytetit dhe është organizuar nga shoqata “Protesta e Heshtur”, e cila po shfaqet për herë të parë në Zvicrën frëngjishtfolëse, raporton srf.ch.

Demonstruesit, kryesisht nga Zvicra gjermanishtfolëse, janë grumbulluar në Neuchâtel që nga mesdita, transmeton albinfo.ch. Ata kanë marshuar në qendër të qytetit në një procesion, për t’u kthyer më vonë në pikën e fillimit, ku janë mbajtur fjalime.

Shoqata “Protesta e Heshtur” ka organizuar disa tubime kundër masave të Koronës në muajt e fundit. Përkundër faktit se asnjëra prej tyre nuk ishte aprovuar nga autoritetet, secilën herë është arritur të bashkoheshin disa qindra deri në disa mijëra njerëz së bashku.

Kjo vlen veçanërisht për protestat e mbajtura në Rapperswil-Jona, Altdorf, Liestal, Chur dhe Aarau.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *