Mijëra qytetarë i japin lamtumirën heroit Afrim Bunjaku, i vrarë nga terroristët serb

0
Shpërndaje lajmin

Mijëra qytetarë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, policit të vrarë dje në veri të Mitrovicës, Afrim Bunjaku.
Varrimi i heroit të Kosovës do të bëhet në fshatin e tij të lindjes, Samadrexhë të Vushtrrisë.
Në ceremoni është parë edhe Rifat Jashari, si përfaqësues i familjes Jashari.
Afrim Bunjaku u nderua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Nderimin e tij e pranuan dy djemtë e policit të ndjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *