“Miku im Rama”, Presidenti i FIFA: Vetëm Shqipëria hapi dyert për refugjatët afganë

Shpërndaje lajmin

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino në një konferencë për shtyp është shprehur se vetmi shtet që pranoi të merrte refugjatë afganë ka qenë Shqipëria.
Ai e konsideron kreun e qeverisë Edi Rama mik duke thënë se ky i fundit u hapi dyert refugjatëve ndryshe nga vendet e tjera.
Në videon e ndarë nga Rama ai thotë ndër të tjera se dhe falë ndihmës së Katarit janë shpëtuar mbi 160 gra.
“Falë ndihmës së Katarit kemi pasur mundësi të shpëtojmë mbi 160 vajza dhe gra më së shumti nga Afganistani për ne Katar. Ne e bëmë këtë pasi na u premtua nga shumë shtete në botën perëndimore që para se t’i nxirrnim nga atje, se ata sigurisht që do t’i mirëprisnin. 160, jo 1600 as 16000.
Unë mendoj se na e premtuan këtë sepse mendonin që ne nuk do të kishim kurrë mundësi t’i nxirrnim jashtë Afganistanit. Por kur i nxorëm nga ai vend me ndihmën e Katarit, i sollëm ne Doha dhe ato po qëndronin në fakt në një nga ndërtesat që ishte ndërtuar për Kupën Botërore, të gjitha shtetet europiane, amerikane dhe perëndimore na i mbyllen dyert. Na vjen keq jo, nuk mundemi, nuk mundemi.
I vetmi shtet që pranoi t’i merrte sepse e dinin ç‘është të vuash dhe të ikësh nga vendi yt ishte Shqipëria. Dhe miku im Edi Rama tha se ata janë të mirëpritur këtu në Shqipëri ku ato mund të ndërtojnë një të ardhme. Pra, Shqipëria i hapi dyert. Nga të gjithë shtetet e tjera Shqipëria ishte ajo që i hapi dyert për refugjatet afganistanezë që i duhej të iknin sepse po luanin futboll në Afganistan.”- thotë ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Ukraina në terr, Rusia vijon të godasë infrastrukturën, Britania premton ndihmë
Hakmerret Turqia, 1 javë pas atentatit në Stamboll godet bazat kurde në Siri e Irak

 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *