Milaim Zeka bën deklaratën ‘bombë’, zbulon lëvizjen e ‘fshehtë’ të Baton Haxhiut

Share

Gazetari Milaim Zeka ka treguar një ngjarje se si Baton Haxhiu kishte shkuar në Drenicë dhe kishte kërkuar nga një komandant i UÇK’së dhe disa të tjerë që t’i dorëzojnë armët.

“Baton Haxhiu njihet në Kosovë si njeri, i cili pas shpërthimit frontal të luftës mes UÇK’së dhe forcave serbe, kishte shkuar pikërisht në zonën e Drenicës dhe i kishte thënë një komandanti atje, me emrin e njohur ‘Sandokan’ dhe disa të tjerëve se duhet t’i dorëzojnë armët sepse me 13 pushkë nuk trembet Serbia.

Ky ishte qëndrimi i tij i parë kudër luftës dhe konflikti i parë që ky e filloi me njerëz të shtabit qendror, sidomos me z. Rexhep Selimi, të cilit tani ia publikon dosjen. Qëndrimi i tij i çuditshëm dhe anti-luftë ka qenë edhe me rastin e luftës çlirimtare të shqiptarëve në Maqedoni, ku ky në ‘Kohën Ditore’ akuzon Ali Ahmetin, Gafurr Elshanin, edhe Ramush Haradinajn e të tjerët, se po i mbështesin shqiptarët e Maqedonisë”, – ka thënë Zeka.


Share

Komente