Milan futet në garë për talentin e Benfica

Shpërndaje lajmin

Të gjitha mediat portugeze flasin për një interesim të Milanit për sulmuesin 22-vjeçar të Benficas, Darwin Nunez.
Nunez është objektivi i shumë klubeve të mëdha evropiane, por Milan mendohet të provojë shansin duke konkurruar për shërbimet e tij. Nunez vlerësohet jo pak por 60 milionë euro nga ekipi portugez.
Sulmuesi i talentuar për këtë sezon me Benficën ka luajtur 33 ndeshje, ku ka shënuar 26 gola dhe ka asistuar 2 herë. Nunez është një bomber i vërtetë dhe kjo gjë tregohet qartazi prej golave të tij./ h.ll/

Leave a Reply

Your email address will not be published.