Milan harron humbjen ndaj Juves. Kuqezinjtë “kafshojnë” Torinon dhe Xhampaolon. Skuadra e Piolit marshon e qetë në krye

Share

Përfundon ndeshja e javës së 17 në Serinë A. Milani ka lënë pas krahëve humbjen me Juventusin dhe është rikthyer te fitorja. Kuqezinjtë kanë mundur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Torinos.

Ekipi i Stefano Piolit zhbllokoi shifrat me Leaon në minutën e 25. Teo Hernandez depërtoi në qendër dhe pasoi mjaft mirë për Diaz, i cili nxori para porte sulmuesin e kuqezinjëve. Portugezi nuk gaboi duke ndëshkoi ekipin e ish-teknikut të tyre, Marko Xhanpaolo.

Në minutën e 36, kryesuesit e kampionatit dyfishuan shifrat me Frenk Kesi. Mesfushori ktheu në gol një penallti, duke i dhënë qetësinë kuqezinjëve.

Me këtë fitore, Milani mban të paprekur vendin e parë me 40 pikë, ndërsa Torino renditet në vendin e 18 me 12 pikë.


Share

Komente