Milan “i përulet” Giroud, mposht Napolin dhe merr kreun (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Milani merr vendin e parë në Serie A, falë fitores 1-0 të marrë në transfertë kundër Napolit rival. Oliver Giroud ishte heroi dhe Pioli për herë të parë festoi në një sfidë kundër Luciano Spallettit.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e vakët. Kuqezinjtë pretenduan për një penallti në minutën e 12-të, ndërkohë që më parë Rrahmani për Napolin kishte goditur jashtë.
Të njëjtën gjë bëri edhe Osimhen, kurse Milani e vuri në vështirësi Ospina me Kalulu, por më pas pati faull. Asnjë gol në 45 minutat e para.
Milani e nisi me gol në pjesën e dytë, teksa Oliver Giroud nuk fali brenda zone dhe e çoi topin në rrjetë. Festë te Milani, që mund të prishej nga Osimhen.
Nigeriani ia dha në duar topin portierit Maignan. Kuqezinjtë iu afruan golit të dytë me Bennacer, i cili goditi nga jashtë zone. Portieri Ospina e devijoi dhe shmangur golin.
Napolit nuk i shkonte për shtat rezultati dhe Ounas trembi kuqezinjtë me një goditje në hyrje të zonës, në minutën e 77-të. Disa minuta më pas provoi edhe Lozano, por gjuajti jashtë.
Mike Maignan bëri detyrën në një rast tjetër, me Osimhen protagonist, kurse Milani u kundërpërgjigj me Theo Hernandez. Ospina ishte në gatishmëri. Saelemaekers i vetëm me portierin nuk e shënoi të dytin, për t’i mbyllur llogaritë. Goli i Giroud mbeti në fuqi dhe Milani merr tre pikët. /h.ll/

Leave a Reply

Your email address will not be published.