April 16, 2021

Milani do zëvendësues për Theo Hernandez, synon të afrojë falas Elseid Hysajn

Shpërndaje lajmin

Për sezonin e ardhshëm Milani po kërkon një zëvendësues për Theo Hernandez, i cili do të largohet pasi i përfundon afati i huazimit.

Në orët e fundit Milani duket se është interesuar për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj.

Kontrata e shkodranit me Napolin përfundon në qershor dhe Milani do të synojë ta afrojë me parametër zero.

Edhe agjenti i Hysajt ka deklaruar se nuk është arritur marrëveshja me Napolin për rinovimin e kontratës, kështu që Milani mund të përfitojë për ta afruar falas mbrojtësin 27-vjeçar të kombëtares shqiptare.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *