Milani ia del falë penalltive, mund Torinon dhe kualifikohet më tej

Share

Koha e rregullt, por madje as koha shtesë nuk nxorrën fitues nga ndeshja AC Milan dhe Torino teksa koha e rregullt u mbyll me rezultat 0-0.

Kështu, Milani dhe Torino vazhduan drejt penaltive, ku Rosonerët triumfuan në fund për të vazhduar përpara në çerekfinale të Kupës së Italisë, kundërshtarët e mundshëm me të cilët mund të përballen janë Inter ose Fiorentina.

Tomas Rincon, nuk arriti që ta konkretizoi penaltinë e tij dhe kësisoj Torino u eleminua nga Coppa Italia.

Stefan Pioli vazhdon tutje me klubin e tij edhe pse kishte shumë vështirësi në ndeshje, madje edhe Gianluigi Donnarumma u ndëshkua me të kuq pa qenë fare në lojë. Hakan Calhanoglu shënoi penaltinë vendimtare të ndeshjes.


Share

Komente