“Milani klub madhështor”, kampioni i Evropës “flirton” me kuqezinjtë

Shpërndaje lajmin

Oliver Giroud rinovoi kontratën me Chelsea edhe për sezonin e ardhshëm, por transferimi te Milani nuk ka rënë akoma si pistë. Kuqezinjtë e pëlqejnë shumë kampionin e botës, i cili mund të vijë në formë huazimi tashmë.

Vetë 34-vjeçari, i cili është grumbulluar me “Gjelat” për Euro 2020, ka nisur të “flirtojë” me nënkampionët e Italisë. “I kam adhuruar gjithmonë lojtarët e Milanit, kuqezinjtë janë një klub shumë i madh.

 

Duke festuar me trofeun e Champions League

Gjithsesi, unë nuk mund të flas për të ardhmen time. Për momentin jam i përqendruar totalisht te kombëtarja“, deklaroi Giroud. Milani i ofroi një kontratë 2-vjeçare me 4 milion euro në sezon, por sulmuesi zgjodhi të rinovojë me kampionët e Evropës. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *