Miliona Bitcoin jepen si donacione
Studiuesit në Elliptic, një kompani e analizës së blockchain, thonë se qeveria ukrainase, OJQ-të dhe grupet vullnetare i kanë mbledhur paratë duke reklamuar adresat e portofolit të tyre Bitcoin në internet.
Më shumë se 4,000 donacione janë bërë deri më tani, me një donator të panjohur që i ka dhuruar Bitcoin me vlerë 3 milionë dollarë një OJQ-je, ndërsa donacioni mesatar është 95 dollarë.
Llogaria zyrtare në Twitter e shtetit ukrainas u bëri thirrje përdoruesve të “qëndrojnë me popullin e Ukrainës” dhe tha se po pranonte donacione në formën e kriptomonedhave Bitcoin, Ethereum dhe USDT.
Ai postoi gjithashtu adresa për dy kuleta kriptomonedhash dhe brenda katër orëve kishte mbledhur më shumë se 3.3 milionë dollarë nga donacionet.
Themeluesi i Elliptic, Tom Robinson, i tha BBC-së: “Ndërsa disa kompani të financimit dhe pagesave kanë refuzuar të lejojnë dhënien e donacioneve për grupet që mbështesin ushtrinë ukrainase, kriptovalutat janë shfaqur si një alternativë e fuqishme”.