“Miliona euro kundër meje”, Berisha tregon mekanizmin se si do të zgjidhet kryetar i PD nëse nuk do të ketë rivalë

Shpërndaje lajmin

Ish-kryeminitri Sali Berisha ka treguar mekanizmin e zgjedhjes së tij në krye të Partisë Demokratike, nëse nuk do të ketë rivalë përballë.
Nëse situata do të jetë e tillë, Berisha u shpreh se do të zgjidhet me referendum.
Lajmin ish-kryeministri e bëri të të ditur në një konferencë për mediat.
“I kam plotësuar dokumentet, do t’i dorëzoj e do t’u drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit e dashurisë, e pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre. Nuk pajtohem me situatën që shqiptarët janë shndërruar në një komb që lindin fëmijë për emigracion. Do të jem lider referndar, i zgjedhur me referendum popullor, nuk ka garë më të fuqishme se kjo. Nëse të tjerë nuk marrin përsipër të kandidojnë për arsyet e tyre, i garantoj për një garë të ndershme e transparente. Mbetet referendumi, më 22 maj në qoftë se zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve, nëse nuk zgjidhem i nënshtrohem verdiktit të tyre”, tha Berisha.
Po ashtu, lideri historik i demokratëve denoncoi atë që ai e cilësoi si fushatën e paimagjinueshme të financuar me miliona euro nga qeveria, dhe jo vetëm, kundër kandidimit të tij për kreun e demokratëve.
“Dua të denoncoj, fushatën e paimagjinueshme të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Sorosit, kundër kandidimit të Sali Berishës. Njeriu ka shpall publikisht se do të kandidojë, e bëhen emisione a duhet apo jo të kandidojë. Kjo është një anti-fushatë…”, është shprehur Berisha./ /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *