Miliona për “Topin e Artë”? Dortmund s’e pranon klauzolën e United për Sanncho

Shpërndaje lajmin

Manchester United është i vendosur të bëjë goditjen e kësaj vere dhe të transferojë në Premier League Jadon Sancho.

Ylli i Borussia Dortmund është prej kohësh objektiv i “Djajve të kuq”, që duan të forcojnë skuadrën me një nga të rinjtë më të mirë në qarkullim.

Verdhezinjtë duan 90 deri në 110 milion euro për ta shitur anglezin. Gjithsesi United po tenton të përfshijë klauzola të ndryshme që e rrisin çmimin.

Raportohet se Dortmund është i kënaqur prej bonuseve që klubi i Premier League ka sugjeruar, me përjashtim të një klauzole.

Gjermanët nuk duan që të përfshihet një klauzolë që u jep atyre bonuse në rast se Jadon Sancho fiton “Topin e Artë”. Kuptohet, ata kërkojnë klauzola të realizueshme dhe që u japin atyre para. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *