Shpërndaje lajmin

Ministrat e grupit të shtatë shteteve më të industrializuara, G7 thanë se janë më të bashkuar se kurrë, teksa kritikuan presionin e shtuar të Kinës ndaj Tajvanit dhe kërcënimin e Rusisë se do të dislokojë armë bërthamore në Bjellorusi në kohën kur Moska po vazhdon luftën në Ukrainë.
“Fuqia e solidaritetit në mesin e ministrave të Jashtëm të G7-s është në një nivel që nuk është parë më parë”, tha ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoshimasa Hayashi, gjatë një konference për media pasi ishte nikoqir i takimit të G7-s në qytetin japonez Karuizava.
Shfaqja e solidaritetit vjen pasi gjatë këtij muaji presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Bashkimi Evropian duket të ulë varësinë e tij nga Shteteve të Bashkuara dhe të jetë i kujdesshëm që të mos përfshihet në krizën e Tajvanit.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Anëtarët e G7 ruajnë kufirin e çmimit për naftën ruse
“Menjëherë dhe pa kushte”- G7 thirrje të fortë Rusisë për tërheqje nga Ukraina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *