Ministri Berset dëshiron bllokim të plotë

Share

430353268 highres 2

Në sfondin e zhvillimeve aktuale rreth koronavirusit, Këshilli Federal ka propozuar një numër kufizimesh shtesë në kantone – me synimin që të jenë në gjendje të reagojnë shpejt.

Siç shkuan “Tages-Anzeiger”, Ministri i Shëndetësisë Alain Berset tani po kërkon që Këshilli Federal të marrë të gjitha ato masa në nivel vendi në takimin e së mërkurës.

Gazeta mbështetet në burime të mirëinformuara rreth Këshillit Federal, transmeton albinfo.ch.

Në vazhdim janë disa nga çështjet që do të diskutohen:

Shtrëngimi i rekomandimit për punën nga shtëpia (Home Office).

Kufizimi i mëtejmë i takimeve private, në vetëm dy familje.

Mbyllja e dyqaneve që shesin gjëra jo të domosdoshme. Do të jetë akoma e mundur marrja e mallrave me porosi.

Maska e detyrueshme në të gjitha zonat e brendshme, tani edhe në të gjitha vendet e punës, edhe nëse ka mundësi të mbahet distanca.

Mbledhjet publike do të jenë të kufizuara nga pesëmbëdhjetë sa ishin, në dhjetë persona.

I gjithë Këshilli Federal është ai që duhet të vendosë – vëzhguesit e konsiderojnë të pamundur që Berset të ketë sukses t`i fusë të gjitha masat e synuara, përcjell albinfo.ch. Për shembull, lidhur me detyrimin e punës nga shtëpia, Berset tashmë ishte mbivotuar nga pjesa e djathtë e Këshillit Federal.

Ajo që duket më e mundshme është që masat ekzistuese të shtyhen deri në fund të shkurtit.


Share

Komente