Ministri gjerman i Shëndetësisë: E kemi mposhtur me sukses pandeminë 

0
Shpërndaje lajmin

Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha sot se Gjermania e ka mposhtur me sukses dhe me rezultate të mira pandeminë e COVID-19.
“Pandemia e COVID-19 ka mbaruar në Gjermani”, tha të mërkurën ministri, duke shtuar se ai doli në këto konkluzione bazuar në një vlerësim të varianteve të virusit, normave të vaksinimit dhe rasteve spitalore, raporton Politico.
“Ne e tejkaluam me sukses pandeminë në Gjermani dhe me një ekuilibër të mirë”, shtoi Lauterbach, i cili është një epidemiolog.
Ministri tha se strategjia gjermane në tërësi ka pasur sukses dhe se sfidat e pandemisë janë tejkaluar. Mirëpo, siç vlerësoi ai, ka disa gjëra që, duke u kthyer pas, është dashur të bëheshin ndryshe, siç ishte mbyllja e shkollave për një kohë më të gjatë se e nevojshmja.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Fluks aplikimesh për vizat gjermane, 300 të rinj largohen çdo muaj nga Shqipëria
Policia belge dhe gjermane bastis Zyrat e Partisë Popullore Evropiane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *