November 28, 2021

Ministri gjerman i Shëndetësisë: Shumica e gjermanëve do të “vaksinohen, kurohen ose vdesin” brenda disa muajsh

Shpërndaje lajmin

Shumica e gjermanëve do të “vaksinohen, kurohen ose do të vdesin” nga Covid-19 brenda disa muajsh.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka paralajmëruar të hënën teksa u kërkoi më shumë qytetarëve që të merrnin vaksinën.

“Ndoshta deri në fund të këtij dimri, siç thuhet ndonjëherë në mënyrë cinike, pothuajse të gjithë në Gjermani do të vaksinohen, kurohen ose vdesin”, ka thënë Spahn, duke fajësuar “variantin shumë ngjitës Delta”.

“Kjo është arsyeja pse ne rekomandojmë kaq urgjentisht vaksinimin”, shtoi ai.

Ndërkohë kancelarja gjermane në largim Angela Merkel tha të hënën se vendi nuk po bën mjaftueshëm për të trajtuar një valë në rritje të infeksioneve me coronavirus, pasi profesionistët mjekësorë paralajmëruan se spitalet në disa rajone tashmë po luftonin me mbingarkesë.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *