September 18, 2021

Ministri gjerman u jep shpresa shqiptarëve: Keni punuar shumë, më 22 qershor marrim mesazh pozitiv!

Shpërndaje lajmin

Kryeministri Rama po zhvillon një konferencë për shtyp të përbashkët me ministrin gjerman Michael Roth pas takimit të tyre ku në fokus mësohet të kenë pasur negociatat e Shqipërisë me BE.

Gjatë fjalës së tyre, ministri gjerman është shprehur se e ka marrë malli për Shqipërinë duke deklaruar se Shqipëria ka punuar në kushtet e saj por duke shtuar se ende ka shumë punë për t’u bërë.

Fjala e ministrit gjerman:

Nuk e di nëse ju ka marrë malli për mua, por mua më ka marrë malli për ju. Dëshiroj sot të jem i hapur. Ka sigurisht kolegë në BE që thonë … Unë i përgjigjem duke i thënë që nuk bëhet pr interesat e miaj personale por pr interesat e BE.

BE nuk është oborr i jashtëm por i brendshëm. Sigurisht gëzohem që ndodhem sot këtu në këtë ndërtetsë të artit, kjo tregon që Shqipëria shkon në udhët e veta. Shumë prej jush janë të zhgënjyer nga BE, sepse në të shkuarën është bërë shumë. Ju e dini që ka pasur kushte të tjera për t’u plotësuar, sic është funksionimi i GJK dhe asaj të Lartë. Shqipëria ka shënuar arritje.

Ne po punojmë me trysni që në datë 29 qershor, Këshilli i Ministrave të marrë vendim pozitiv. Ka shumë për t’u bërë ende, jeni në fillim të rrugës. Shteti ligjor, etj. Ne nuk jemi thjesht komunitet ekonomik, por jemi dhee komunitet vlerash.

Ju keni bërë progress të madh, vlerësimi im shkon në këtë fakt. Ne në Gjermani na duhet të mbajme ende maskën. Të gjithë të mbështesim njëri-tjetrin. Strategjia e përbashkët është të mbështetemi në mënyrë reciproke.

Të shmangim edhe paragjykimet. Takimet janë histori suksesi në BE. BE nuk lë askënd vetëm në këtë drejtim. Ne duhet të marrim vendime të njëzëshëm. /albeu.com/

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *