Ministri i brendshëm libian për pak i shpëtoi një atentati

Share

Ministri i brendshëm i Libisë, Fathi Bashagha, sot për pak i shpëtoi një atentati në një autostradë pranë kryeqytetit, Tripoli.

Sulmuesit hapën zjarr pasi ai vizitoi Korporatën Kombëtare të Naftës dhe selinë e forcës së zbatimit të ligjit të Ministrisë së Brendshme.

Autokolona e Fathi Bashagha “u qëllua nga një makinë e blinduar ndërsa ai ishte në autostradë. Shoqërimi i tij i policisë ktheu zjarrin.

Dy nga sulmuesit u arrestuan dhe një i tretë është në spital“, tha një burim pranë ministrit të brendshëm për AFP news.

“Ministri është mirë“, shtoi burimi, shkruan dw.


Share

Komente