Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

0
Shpërndaje lajmin

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, duke diskutuar për situatën e sigurisë në vend, të dy kanë theksuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, në kuadër të mandateve që kanë, shkruan albinfo.ch.
Në njoftim bëhet e ditur se Maqedonci e ka njoftuar komandantin e KFOR-it lidhur me proceset aktuale si dhe për synimet për integrim në organizatat euroatlantike.
“Ndër të tjera, në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e sigurisë në vend, ku të dy bashkëbiseduesit e theksuan se bashkëpunimi i ngushtë mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më tej në kuadër të mandateve që kanë, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *