Ministri i Punëve të Brendshme: Në disa nga veturat e shfrytëzuara ka edhe dokumentacione ruse
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, ka njoftuar se aksioni i sotëm do të zgjasë aq sa është e nevojshme, ndërsa ka dhënë detaje të reja për zbulimet që i ka policia nga sulmi i sotëm.
Sipas tij, në disa nga veturat që janë shfrytëzuar nga sulmuesit ka pasur edhe dokumente ruse, teksa akuzoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për mbështetje të dhënë ndaj këtij grupi, përcjell albinfo.ch.
“Ka edhe dokumentacione ruse në disa nga veturat e shfrytëzuara. Një aktivitet i tillë s’mund të bëhet pa përkrahjen e shtetit të Serbisë, drejtpërdrejt të Vuçiqit dhe njerëzve të tij. Policia e Kosovës do të prezantojë të gjitha armatimet e zbuluara në këtë rast. Edhe publiku edhe aleatët do të binden që një aksion i përmasave të tilla është i pamundshëm pa mbështetjen e dikujt tjetër, është Aleksandar Vuçiq, është shteti i Serbisë”, ka thënë ai për RTK.