September 25, 2021

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Dy vdekjet në Deçan nuk kanë lidhje me helmimin!

Shpërndaje lajmin

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka thënë se dy vdekjet e fundit në Deçan, nuk kanë të bëjnë helmimin.

“Raportet e para që i kemi marrë të dielën kanë qenë shqetësues. Pa asnjë rast fatal deri më tani, dy rastet e vdekjes që i referoheni s’kanë të bëjnë me rastet që po flasim”, ka shtuar ai.

Nga ana tjetër, Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se asnjë pistë e hetimeve nuk çon që helmimi ka ndodhur nga uji.

“Megjithatë kjo s’do të thotë që s’mund të ketë infeksione hidrike, por do të dalim me analiza përmanente, nga analizat e pacientëve. Pistat e hetimit që flasin për dyshime të infeksionit hidrik janë në hetim e sipër. Kualiteti i ujit po monitorohet”, ka thënë Ramadani.

Kujtojmë se deri më tani në Deçan kanë shfaqur simptoma helmimi 1500 qytetarë dhe komuna ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme./albeu.com


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *