September 20, 2021

Ministri iranian anulon vizitën në Austri për shkak të vendosjes së flamurit izraelit

Shpërndaje lajmin

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i cili ishte planifikuar të takohej me homologun e tij austriak Alexander Shallenberg, anuloi vizitën në Austri pasi në institucionet shtetërore të vendit ishin vendosur flamujt izraelitë.

Ministria e Jashtme austriake përmes një deklarate njoftoi se takimi i sotëm është anuluar.

Media, duke iu referuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, raportuan se vizita e Zarifit u anulua sepse flamujt izraelitë ishin vendosur në institucionet shtetërore austriake.

Zarif pas vizitës në Spanjë pritej të udhëtonte në Vjenë.

Nga ana tjetër, katër protesta në mbështetje të Palestinës e cila ndodhet nën sulmet izraelite, që ishin planifikuar të mbahen në Vjenë, u anuluan pasi policia për arsye sigurie nuk lejoi tubimet. Po ashtu, janë shtuar masat e sigurisë në dhe rreth Ambasadës së Izraelit në Vjenë dhe sinagogat.

Lidhur me vendosjen e flamujve izraelitë në institucionet shtetërore në Austri, përskaj atyre të Iranit, ka reaguar edhe Turqia.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *