Ministri Peleshi në Obot: Të hënën, intensitet maksimal i reshjeve, jemi në gatishmëri

Share

Në Obot të Shkodrës, atje ku situata paraqitet më e rëndë për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit, ishte edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, për të parë nga afër gjendjen.

Ai u shpreh se, aktualisht situata është e qëndrueshme, ndërsa theksoi se në datë 11 priten intensifikim të reshjeve edhe pse theksoi se janë marrë të gjitha masat edhe për këtë situatë. Sipas Peleshit, e rëndësishme është që të mos përmbytet fusha e Bushatit.

“Nuk ka tërheqje të ujërave, pasi zona është nën nivel. Era që po fryn po përshpejton çuarjen e ujërave drejt detit. Pozitive është që nuk ka reshje. E rëndësishme është që të mos kemi përmbytje në fushën e Bushatit në Shkodër dhe këtë do ta evitojmë. Reshjet do të shtohen pasnesër. Kaskada po menaxhohet si duhet.

Në datën 11 intensiteti maksimal i reshjeve, por shpresojmë që situata nuk do të përkeqësohet më tej. Ne jemi të gjithë në gatishmëri”, u shpreh ministri.


Share

Komente