Ministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë: Kam disa propozime të pakëndshme për Kurtin

0
Shpërndaje lajmin

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiq, ka paralajmëruar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ka thënë se është rrugës për të shkuar te kryeministri, e ku do t’i paraqesë disa propozime të cilat priten të jenë të pakëndshme.

“Jam rrugës për te kryeministri, do t’i kemi disa propozime dhe të njëjtat fatkeqësisht nuk do të jenë të bukura. Kjo që po ndodhë te zëvendësi im, ai e ka sigurinë e tij në rrezik. Më duhet së pari ta bisedoj me kryeministrin, nëse kemi ndonjë kuptim të situatës, do t’i prezantojë me kohë ndoshta nesër nëse kemi marrëveshje”, ka thënë ai për Dukagjinin, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se Radimiroviq është dënuar me 10 ditë burgim nga Serbia teksa tha se qëllimi i Vuçiqit është zhvendosja e serbëve që janë në Kosovë.

“Qëllimin e ka që t’i zhvendosë të gjithë serbët që janë në Kosovë, pa diplomaci pa politikë vetëm kaq, sepse ai konsideron vetëm ai zë i kritikës që mund të vijë nga ana e Kosovës ku thuhet saktë çfarë po bëhet këtu, si kanë vepruar deri tash… unë jam i sigurt që ai e ka një plan afatgjatë ku ka dëshirë t’i zhvendosë të gjithë serbët e Kosovës dhe të ketë një arsyetim se nuk ka çfarë të përpiqemi që të mbesin serbët atje, kështu që mbrapa janë të gjithë ata vetëm për përfitime financiare”, deklaroi ai.
Në anën tjetër, ai u shpreh se ka marrë kritika e ofendime direkt nga presidenti i Serbisë.
“Kam marrë kritika e ofendime direkt nga presidenti, çdoherë kur shkoj në Serbi më ndalin nga 3-4 orë pa kurrfarë arsyetimi, po ashtu edhe familjen time, miqtë e mi. Ky rasti i fundit i Nikollës, ai i ka pasojat direkte sepse babai i tij është politikan, është zëvendësi im”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *