Ministria përjashton banorët e Divjakës nga taksa, Ilda Dhori: Tallje e pastër

Shpërndaje lajmin

Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori u zotua se nuk do ta lejojnë vendosjen e taksës për parkun e Divjakës, të cilën e cilësoi absurde.
“E paimagjinueshme sepse është një rrugë nacionale dhe e vetmja rrugë që të çon në plazhin public të Divjakës, në një nga plazhet me vijën më të gjatë bregdetare dhe duke filluar që këtu është e patolerueshme,” – u shpreh Dhori.
Ajo shtoi se vendimi i ministrisë për të përjashtuar nga taksa banorët e zonës është një tallje e pastër.
Sipas Dhorit për çdo qytetar është e patolerueshme që të bllokohet aksi në plazh.
Sipas vendimit vizitorët që hyjnë ne parkun e Divjakës, duhet të paguajnë tarifë. Bileta është kërkuar dhe vendosur nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura me çmim 50 lekë për individët dhe 150 lekë për automjetet.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Protesta në Divjakë, Korreshi: Të mos taksohet ajri
Banorët e Divjakës në protestë për parkun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *