Ministrja e Jashtme suedeze mbështet anëtarësimin e vendit në NATO

Shpërndaje lajmin

Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde deklaroi se anëtarësimi në NATO do të kishte një efekt stabilizues, nga i cili do të përfitonin vendet përreth Detit Baltik.
Ann Linde ka bërë këtë deklaratë pasi Finlanda u zotua të aplikonte për anëtarësim në aleancën prej 30-vendesh, raporton news.sky.
Ministrja tha: “Anëtarësimi suedez në NATO do të rriste pragun për konflikte ushtarake dhe kështu do të kishte një efekt parandalues konflikti në Europën veriore”.
Suedia pritet të aplikojë për anëtarësim ditën e hënë.
 
LEXONI GJITHASHTU:
Ministria e Jashtme ruse: Me Finlandën në NATO, Rusia nis hakmarrjen

Leave a Reply

Your email address will not be published.