Miqësia e Trump me populistët, takimet e kandidatit republikan me liderët evropianë

0
Shpërndaje lajmin

Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump dhe presidenti polak Andrej Duda u takuan në kullën “Trump” të Nju Jorkut për të diskutuar zhvillimet ndërkombëtare. Të dy ata diskutuan mbi luftën në Ukrainë dhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s.
“Ai ka bërë një punë të shkëlqyer dhe është miku im. Kemi punuar shumë mirë së bashku për 4 vjet dhe mund ta bëjmë sërish”, deklaroi Donald Trump.
Nga ana e tij, Duda u konfirmoi gazetarëve pas takimit se ai dhe Trump janë miq dhe se merren vesh shumë mirë. Takimi ishte më i fundit i një seri kontaktesh mes ish-presidentit amerikan dhe liderëve populistë evropianë.
Muajin e kaluar, Trump u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban, me liderin evropian që shkroi në rrjetet sociale se forcat konservatore kishin gjetur gjuhën e përbashkët.
LEXONI GJITHASHTU:

Në Nju Jork fillon gjyqi i parë penal i ish-presidentit Trump
Trump përballet me procesin e parë penal gjyqësor ndaj një ish-presidenti amerikan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *