Miratohet vendimi, rriten pagat për mjekët dhe infermierët

0
Shpërndaje lajmin

Qeveria miratoi sot vendimin për rritjen e pagave për profesionistët e shëndetit në të gjithë sistemin shëndetësor.
Pagat për mjekët specialsitë do të rriten me 50.000 lekë, ndërsa paga e mjekëve, infermerëve dhe teknikëve të shkencave do të rritet me 7%.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në komunikimin me median pas mbledhjes së qeverisë, e ka konsideruar këtë vendim historik për fuqizimin dhe mbështetjen e bluzave të bardha dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.
“Me vendimin e qeverisë do të kemi rritjen historike të pagave për mjekët specialistë e cila do të jetë 50.000 lekë në muaj për çdo mjek specialist që punon në strukturat tona të spitaleve dhe të poliklinikave në të gjithë vendin. Do të kemi një rritje me 7% për mjekët dhe infermierët dhe teknikët e shkencave mjekësore në të gjithë sistemin parësor dhe atë spitalor, ndërkohë që do të kemi edhe një rritje për të gjithë ata punonjës në administratat e njësive vendore të kujdesit shëndetësor, të agjensive të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të spitaleve, një rritje që do të jetë nga 25% deri në 50% duke krijuar kështu një hiearki të pagave e cila reflekton edhe rritjen e madhe dhe historike”, tha Manastirliu./ /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *