Mirlind Daku dhuron show në Rusi

0
Shpërndaje lajmin

Mirlind Daku ishte në formë shumë të mirë ndaj Lokomotivës së Moskës, ku kaloi dy futbollistë dhe portierin për të asistuar në fund për bashkëlojtarin e tij, Valentin Vada.
Megjithatë, asistimi i Dakut për mesfushorin argjentinas, nuk i ka mjaftuar Rubin Kazanit që të marrë pikët e plota, pasi barazuan në shtëpi me rezultat 1:1, në ndeshjen e 25-të të elitës së futbollit të Rusisë.
Daku asistoi në minutën e 21-të, ndërsa skuadra e tij pranoi gol në minutën e 43-të, transmeton albinfo.ch.
Daku e kompletoi ndeshjen, ndërsa shqiptari tjetër te Rubin, Dardan Shabanhaxhaj luajti deri në minutën e 67-të. Sulmuesi i Shqipërisë u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa edhe nga SofaScore mori vlerësimin më të madh.
Ai kishte katër goditje drejt portës, ndërsa kompletoi tri driblime nga tri tentime. Daku kishte po ashtu edhe pesë duele të fituara.
Sulmuesi shqiptar në edicionin aktual ka pesë gola dhe tri asistime.

ВАДАААА!
Заносит мяч в ворота Валентин после прохода Даку #РубинЛокомотив 1⃣:0⃣ pic.twitter.com/uAPnJwWUmj
— «Рубин» Казань (@fcrk) April 20, 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *