Mister në Venecia, kanalet papritmas bëhen jeshile
Policia në Venecia po heton burimin e lëngut të gjelbër fluoreshent që u shfaq të dielën në Kanalin e Madh të qytetit.
Ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga protestuesit e klimës, të cilët një javë më parë derdhën lëng të zi në shatërvanin Trevi në Romë.
Ngjyra u pikas fillimisht nga banorët dhe shumë shpejt u bë një atraksion turistik.
Departamenti i zjarrfikësve mori mostra për të përcaktuar nëse ishte toksik.
Megjithatë, nuk është hera e parë që Kanali i Madh bëhet i gjelbër, raporton Guardian.
Në vitin 1968, artisti argjentinas Nicolas García Uriburu ngjyrosi ujërat me ngjyrë fluoreshente gjatë Bienales së 34-të për të promovuar ndërgjegjësimin ekologjik. /