Misteri i zhdukjeve në Sarandë, flet miku i Sulovarit: “Koçolja” shiti tokën 2 herë

0
Shpërndaje lajmin

Shitja e një toke dyshohet se është bërë shkak i rrëmbimit të dy 46-vjeçarvë ne Sarandë, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhorit.
Kështu tha në një intervistë për Euronews Albania, Altin Gjini, miku i ngushtë i  Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.
Ai u shpreh se Thodhori i njohur si “Koçole” ka shitur dy herë të njëjtën tokë, ndërsa kohët e fundit fliste herë pas here në telefon me një person por që nuk e tregoi kurrë se me kë.
Dyshimet lidhen me një pronë në shitje dy herë nga Leonardi. Miri ndihmonte Kuçolen, e mbante pranë. Mesa jemi në dijeni, “Kaçolja” ka bërë shitjen e tokës e cila është shitur dy herë . I është kërkuar ndihmë Krasniqit që ka ikur nga Fieri ditën e martë. Koçolja nuk tregonte se më kë fliste në telefon. Miri ka qenë një djalë që merrte në mbrojte njerëzit. Ishte shumë guximtar. Policia tha se janë në një rrugë të mbarë. Situata po zvarritet. Është një zonë me terren shumë të vështirë”- tha ai.
Sakaq ditën e sotme, familjarët e dy personave të zhdukur në Sarandë, kanë mbajtur këtë të martë një protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Në lidhje me zhdukjen e dy personave është arrestuar 28-vjeçari Sofokli Baxheri, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.
Hetimi ka provuar se i arrestuari është njeriu që u ka dhënë shtëpinë me qera autorëve në fshatin Nivicë të Himarës, ku u gjet makina “Benz-Mercedez”, me të cilën dyshihet se u rrëmbyen dy personat.
Dyshohet se shkak për rrëmbimin e tyre mund të jetë bërë konflikti për një truall në fshatin Çukë në afërsi të Sarandës.
Familjarët kanë zhvilluar dhe kërkime private në fshatin Vrinë, ku janë lokalizuar dhe tabulatet e fundit të telefonave të tyre. Familjarët dyshojnë se ata janë vrarë dhe janë groposur në këtë zonë.
Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”, i dënuar disa here ishte i dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.
Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
LEXONI GJITHASHTU: 

Zhdukja e dy personave në Sarandë, reagon prokuroria
Incident në shkollën 9-vjeçare, shemben materialet termoizoluese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *