Mitsotakis “kërcënon” futbollin: Klubet mund të përjashtohen nga garat europiane

0
Shpërndaje lajmin

Një javë pas ngjarjes tragjike ku një tifoz i AEK u vra në Athinë, kreu i UEFA-s Aleksandër Ceferin ka vizituar Greqinë, ndërsa është takuar me kryeministrin Kyriakos Micotakis. Tema kryesore e diskutimit ishte dhuna në futboll, e konkretisht vrasja e të riut 29-vjecar, që u godit me thikë nga ultrasit e Dinamos së Zagrebit.
Numri një i UEFA-s ka dënuar rastin, ndërsa i ka cilësuar këta tifozë të çmendur.
 “Ky është kanceri i futbollit. Mos i quani tifozë futbolli. Ata nuk janë tifozë. Ata thjesht përdorin futbollin për idetë e tyre të çmendura”.
Kryeministri i shtetit helen, ka kërcënuar me përjashtim të skuadrave greke nga kompeticionet evropiane të futbollit, që sipas tij janë të pasigurta.
 “Unë sinqerisht shpresoj se nuk do të jetë e nevojshme që qeveria të aktivizojë dënimin përfundimtar që kemi në dispozicion, që është përjashtimi i përkohshëm i ekipeve greke nga kompeticionet evropiane të futbollit. Jam i sigurt se nuk do të duhet të arrijmë deri në këtë pikë dhe besoj se të gjithë e kanë kuptuar se sa e rëndë është situata, por edhe sa e vendosur është kjo qeveri që të përballet me këtë të keqe në rrënjë”.
Presidenti kroat Zoran Milanoviç akuzoi autoritetet greke se i trajtojnë tifozët e arrestuar si “të burgosur lufte”, ndërsa një zyrtar grek i cilësoi komentet e tij si ta padobishme.
Ngjarja tragjike u regjistrua më 8 gusht, pak orë para përballjes së turit të tretë të ligës së kampionëve mes Aekut dhe Dinamos së Zagrebit. Tifozi 29-vjecar i AEK u godit me thikë nga ultrasit kroatë, ndërsa gjeti vdekjen në spital. Më shumë se 100 persona, kryesisht shtetas kroatë, janë arrestuar me akuza për vrasje si pjesë e një grupi kriminal.
LEXONI GJITHASHTU:

Riaktivizohen zjarret në Gjirokastër, ndërhyn ushtria
Superkupa e Evropës/ Sevilla sfidon kampionët e Guardiolës, Greqia pret finalen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *