Mitsotakis vizitë në Beograd, Vuçiç: Greqia e Serbia, marrëdhënie vëllazërore

0
Shpërndaje lajmin

Presidenti serb Aleksandër Vuçic u takua këtë të hënë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
Kreu i qeverisë në Beograd tha se me homologun grek diskutuan për çështje të rëndësishme dhe se të dy vendet nxisin “marrëdhënie të mira dhe vëllazërore”.
“Një takim i mirë dhe i hapur me kryeministrin Mitsotakis, për të gjitha çështjet e rëndësishme, Serbia dhe Greqia ushqejnë marrëdhënie të mira dhe vëllazërore, ata gjithmonë kanë mbështetur integritetin territorial të njëra-tjetrës dhe besoj se kështu do të jetë edhe në të ardhmen” tha Vuçiç gjatë konferenës së përbashkët për media.
Ai shtoi se Serbia është e vendosur të vazhdojë dhe të përshpejtojë rrugën e saj evropiane.
“Ne i jemi mirënjohës Greqisë për mbështetjen e saj për integrimin europian, është thelbësore për vendin tonë, thashë që e kuptoj që në Europë nuk janë gjithmonë të kënaqur me të gjitha lëvizjet tona, por edhe në Europë duhet të kuptojnë se edhe ne presim qartë sinjale mbështetjeje për Serbinë në rrugën e saj”, tha Vuçic pas takimit.
Në kuadër të vizitës shtetërore-ekonomike, në Pallatin e Serbisë do të mbahet forumi ekonomik serbo-grek, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë Serbe dhe me mbështetjen e Ambasadës së Greqisë.
LEXONI GJITHASHTU:

Vuçiç në OKB-së: Institucionet në Kosovë krijuan kushte të padurueshme për serbët
Kurti dhe Vuçiç përballen në OKB për dinarin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *