Mjekja Dollenberg: 90 % e të sëmurëve që na vijnë janë me grip stinor
Mjekja Aurora Dollenberg është shprehur se në këtë periudhë po dominojnë virozat stinore.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se 90% e njerëzve që shkojnë në spital janë me grip, ose të prekur nga virozat stinore.
Më tej ajo nënvizoi se sa më të ulëta të jenë temperaturat aq më shumë riaktivizohen viruse.
“Virozat stinore po dominojnë më tepër. Kjo ka bërë që edhe nevojat që kanë pasur pacientët për medikamente kanë qenë të larta. Sa më të ulëta të jenë temperaturat, riaktivizohen shumë viruse. 90% është grip, pra janë virozat stinore, dhe një 10% i mbetet qoftë Covid dhe infeksionet bakteriale”- theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Pediatrja: Virozat te fëmijët po rikthehen 2-3 herë me temperaturë të lartë
Ditët e ftohta, si të ushqehemi dhe të ruhemi nga virozat