Mjekja: Vajzat e reja marrin ilaçe depresive overdozë, kam pasur 7 raste në ditë
Gjithmonë e më shumë njerëzit në mbarë botën po bëhen të varur nga ilaçet duke i konsumuar, madje edhe në rastet kur nuk janë realisht shumë të nevojshme.
Po ashtu ka pacientë të cilët vuajnë nga disa sëmundje njëkohësisht dhe për këtë arsye janë të detyruar të pinë disa tableta të ndryshme çdo ditë.
Suela Xhufi, toksikologe tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se numri i personave që paraqiten në toksikologji me mbidozë ilaçesh qetësuesish është alarmante.
Ajo tregoi se janë deri në 7 raste në ditë kryesisht vajza që marri me qëllim mbidozë medikamentesh me qëllim vetëvrasjen.
“Rastet që vijnë në toksikologji janë raste të pacientëve që kanë tendencë vetëvrasëse. Më të shpeshtat janë preparatet psikiatrike. Vijnë vajza të reja që pijë preparate të benzodiezepinave, barna psikotrope që jepen ndoshta edhe pa recetë. Në ditë ne mund të na vijnë 4-5 raste të vajzave të reja që kanë marrë mbidozë. Janë ilaçe që përdoren për gjumin, për ankthin dhe marrin deri në 10 tableta, overdozë me qëllim suicidal. Kemi pasur edhe deri në 7 persona në ditë që vijnë me overdozë të ilaçeve psikoatrike”, tha toksikologia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Po shkatërrohemi!” – Njerëzit po tejngopen me ilaçe, mjekët japin alarmin
Qyteti pa farmaci, mbi 3000 banorë të Pustecit duhet të udhëtojnë për të blerë ilaçe