Shpërndaje lajmin

Mjeku imazherist Luçiano Bardhi është shprehur se jetëgjatësia e njeriut varet nga aciditeti i stomakut.
Komentet Bardhi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se njerëzit janë të përbërë nga enzima dhe procesi i tretjes në stomakun tonë lidhet me jetëgjatësinë.
Ai tha gjithashtu se janë shumë sëmundje të tjera që lidhen me stomakun, mes të cilave edhe migrena.
Bardhi tha se një kafe në ditë është e rekomandueshme, pasi përmban aciditet dhe ndihmon mëlçinë në tretje.
“Jeta jonë, kohëzgjatja e jetës sonë varet nga aciditeti i stomakut. Sepse ne jemi enzima. Sa gjatë jetojmë ne është e varur nga procesi i tretjes së stomakut tonë. Ne sot e marrim hipertensionin si diçka shumë të keqe.
Por nuk e marrim këtë si një mesazh që na jep trupi jonë. Shqetësimet me stomakun jo se ne nuk i ndjejmë. Edhe migrena ka lidhje me stomakun. Si mund ta kuptojmë ne që kemi probleme me stomakun.
Ne na parashtrohet lëkurë e thatë, disa puçra, alergji e panjohur, rritja e refluksit, etj. Shumica e personave që kanë refluks nuk është nga aciditeti i lartë, por nga aciditeti i ulët. Rekomandohet një kafe në ditë, e cila përmban acid dhe ndihmon mëlçinë. Sistemi ose oraret kur konsumohet kafja është pak i dëmshëm. Pra gjella me kripë dhe kripa me karar”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:

Lejoi botoksin e stomakut, në gjyq drejtuesja e Spitalit Memoral në Fier
Rasti i rrallë! Pacienti jeton pa stomak, pa pankreas dhe pa një pjesë të zorrëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *