Mjeku dha alarmin se janë ezauruar kapacitetet, qeveria del me video nga COVID3: S’është e vërtetë, shtretërit janë gati!

Share

Pas denoncimit të mjekut të ‘Shefqet Ndroqit’ se janë ezauruar kapacitetet spitalore në spitalet Covid, qeveria ka reaguar menjëherë duke hedhur poshtë akuzat.

Në një video të publikuar në Facebook, zëvendës drejtorja e QSUT, prof.Ariana Strakosha ka treguar se ka vende për të pritur pacientët e sëmurë dhe pas saj duken shtretërit bosh. 

Ministria e Shëndetsëisë ka bërë me dije se pavioni i tretë i spitalit Covid 3 është bërë gati për t’u hapur.

“Jemi pranë spitalit Covid 3, në pavijonin e tretë. Ky spital është i konceptuar në tre pavijone të mëdha. Sikurse shihni, kemi kapacitete shtretërish të lirë për ti shërbyer qytetarëve, në gjendje për të mirëpritur të gjithë. Alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore nuk është i vërtetë, sikurse shikoni dhe vetë, janë gati shtretërit.

Në skenarët e parashikuar, është në gjendje për të pritur dhe të sëmurët, dhe Covid 4, spitalin tjetër pasi të mbushen të gjitha kapacitetet e Covid 1, 2 dhe 3.

I bëj thirrje qytetarëve që të zbatojnë më rigorozitet rregullat, duhet të evitohen festat, baret. Në këtë moment, të gjithë e luftojmë sëmundjen”, tha Strakosha.

Kujtojmë se ditën e sotme, një mjek i spitalit Covid 2 i bëri thirrje qeverisë që të reagojë sepse janë mbushur kapacitetet dhe të sëmurët po marrin trajtim në autoambulancë. 

Videon e gjeni në linkun e mëposhtëm 

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/907579389773274

 

The post Mjeku dha alarmin se janë ezauruar kapacitetet, qeveria del me video nga COVID3: S’është e vërtetë, shtretërit janë gati! appeared first on Media .


Share

Komente