Mjeku i Urgjencës përforcon akuzat e Bashës/ Kam konfirmuar disa vdekje të dyshimta me Covid

Share

Mjeku i Urgjencës Kombëtare, Ilir Allkja, ka reaguar për deklaratën e kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili ngriti akuzat se qeveria ka fshehur numrin e vërtetë të viktimave nga Covid-19.

Allkja thotë se që nga fillimi i pandemisë, ai ka konfirmuar  vdekje të dyshimta me Covid-19, pasi kanë pasur shqetësimet e virusit.

Ai thekson se edhe kolegët e tij dinë raste të tilla, ndërsa pretendon se këto vdekje nuk përfshihen në komunikatat e ministrisë së Shëndetësisë.

Personalisht nga muaji shkurt e deri në nëntor kam konfirmuar vdekje të dyshimta për COVID-19.

Personat e ndjerë kishin vuajtur disa ditë me temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje.

Këto i raportojnë edhe kolegë të mi. Janë raste që nuk përfshihen në komunikatat e raportuara çdo ditë nga ministria”, shkruan mjeku në rrjetet sociale./ CNA.al


Share

Komente