Mjeku që bëri 13 orë operacion: Fëmija i lindur, me anomali të fshikëzës urinare

0
Shpërndaje lajmin

Kirurgu Dritan Alushani ka folur në lidhje me operacionin e kryer në Pediatrinë e Tiranës, e cila zgjati rreth 13 orë.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Alushani u shpreh se fëmija kishte linder me anomali të fshikëzës urinare.
Alushani nënvizoi se fëmija ishte operuar menjëherë pas lindjes dhe shtoi se kjo sëmundje kërkon ndërhyrje të herë pas hershme.
“Flas për faktin se si ka lindur fëmija. Kishte lindur me një anomali të traktit urinar, të rrugëve që drenojnë urinën që prodhohet në veshka. Ishte operuar menjëherë sapo kishte lindur, kishin nxjerrë një kanal urine që të drenonte në pjesën e barkut. Është sëmundje e tillë që praktikisht duhet të ndërhysh herë pas here.
Ti nuk ndërhyn dot para moshës 1 vjeç që të formosh një fshikëz urinare, në raste pak më normale se ky ishte një rast ekstrem. Ky nuk kishte fare fshikëz urinare ose kishte një fshikëz shumë të vogë, të rrudhur, për shkak se kishte një pengesë poshtë në kanalin e urinës, poshtë fshikëzës së urinës. Kjo bëri që pjesa e depozitës urinare të ishte e pazhvilluar”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *