Mjeku Shoip Shoipi synon pêrfaqësimin e shqiptarëve në parlamentin kroat

0
Shpërndaje lajmin

Në zgjedhjet parlamentare të cilat më 17 prill do të mbahen në Kroaci, do të kandidojë edhe një shqiptar, i nominuar nga pesë komunitete që jetojnë atje, përfshi maqedonasit, malazezët boshnjakët dhe sllovenët. Mjeku Shoip Shoipi i cili tanimë 3 dekada jeton në Kroaci, do të angazhohet për përmirësimin e statusit të komuniteteve të ndryshme, sidomos për përfshirjen e shqiptarëve në institucionet e sistemit.
“Fillimisht do angazhohemi që të rinjtë të cilët kanë kryer drejtime të ndryshme fakultative të futen në institucionet përkatëse në Kroaci. Dhe e dyta, shqiptarët kanë qenë aktiv në luftën e Kroacisë dhe ka pasur shumë të atillë, dhe statusi i tyre nuk është krejt i rregulluar edhe sot e kësaj dite. Dhe gjithsesi do mundohemi të përmirësojmë marrëdhëniet ndër shtetërore të shteteve shqiptare dhe të Kroacisë, që kanë mbetur të hapura dhe të panënshkruara që edhe këto marrëveshje të nënshkruhen”, tha Shoip Shoipi kandidat për deputet në parlamentin e Kroacisë, transmeton alsat përcjell albinfo.ch.
Shoipi kërkoi mbështetje me qëllim që ta arrijë synimin për të qenë deputet në parlamentin kroat.
“I lus të gjithë shqiptarët me të drejtë vote që janë nënshtetas kroat që jetojnë edhe në Kroaci edhe gjetiu në Evropë, të dalin dhe të votojnë. Ndërsa ata që jetojnë jashtë Kroacisë kanë të drejtë të aplikojnë deri më gjashtë prill online, se do të votojnë nëpër konsullatat dhe ambasadat e Kroacisë ku do që janë që në fund të fitoj shqiptari”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *