“Mjeshtri i Madh”, Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Sot është ditëlindja e 69-të e Muharrem Hoxhës, aktorit të famshëm të humorit.
Duke i uruar shëndet, suksese dhe jetë të gjatë, po sjellim për ju një jetëshkrim të shkurtër të tij.
Muharrem Hoxha u lind më 18 janar 1954 në Durrës. Në vitin 1969 ka mbaruar gjimnazin “Gjergj Kastrioti”. Lirohet nga ushtria në vitin 1972 dhe filloi si amator ne pallatin Rinia deri në vitin 1989. Në 1989-ën ka filluar si profesionist në estradën e Durrësit për të vijuar deri në 2015-ën qe doli në pension.
Ka luajtur në këto filma dhe pjesë teatrale: ”Para nga qielli”- 2009, “Tirana, viti zero”- 2001, “ Borxhliu”- 1998, “Dashuri në krisma”- 1997 , “Gjithë fajet i ka paraja”- 1996 , “Fundi i marrëzisë”- 1995, “Pak freskët sonte” -1994, “Zëvendësi i grave”- 1987.
Muharrem Hoxha është nderuar me shumë çmime të rëndësishme. Më 6 Nëntor 2015 u nderua nga presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani me titullin “Mjeshër i Madh” .
Aktualisht, është nga protagonistët më popullor të humorit e të satirës në vend.
Po ju sjellim disa momente nga jeta artistike e aktorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *