January 26, 2022

Modelja e njohur bëhet nënë e dy djemve binjakë: Faleminderit Jesus

Shpërndaje lajmin

Modelja e njohur, Ashley Graham është bërë nënë të premten në mëngjes. Ajo ka sjellë në jetë dy djem binjakë.

Graham, 34 vjeçe dhe bashkëshorti i saj, Justin Ervin, tashmë janë prindër të djalit të tyre 23 muajsh, Isaac.

“Justin dhe unë jemi kaq të emocionuar që djemtë tanë të vegjël janë këtu. Ata kanë lindur herët në mëngjes sot në shtëpi dhe janë të lumtur e të shëndetshëm.

Po marr pak kohë për t’u shëruar dhe për t’u lidhur më shumë me burrin tim dhe tre djemtë, por me të vërtetë mezi pres të ndaj më shumë me ju të gjithë. Shumë dashuri, AG”, ka shkruar Graham në një postim në InstaStory.

Ndërsa, Ervini ndau të njëjtin mesazh në llogarinë e tij në rrjetet sociale dhe shtoi: “Të dua Ashley Graham.

Faleminderit, Jesus për lindjen tonë të mbinatyrshme. Faleminderit të gjithëve për lutjet dhe mbështetjen tuaj”./


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.