October 28, 2021

Modric: U kthyem kur nisëm të ishim vetvetja, Spanja luajti më mirë se ne

Shpërndaje lajmin

Kroacia bëri maksimumin, por në fund nuk ia arriti ndaj Spnjës, që i mundi me shifra 3-5 pas një ndeshje shumë të fortë dhe dramatike. Pas ndeshjes për mediet foli kapiteni i Kroacisë, Luka Modric, që bëri një analizë të shkurtër.

“Morëm avantazhin me një gol me fat. Më pas ata luajtëm më mirë se ne për të paktën 60 minuta. Vendosëm të qëndronim të mbyllur në gjysmëfushën tonë dhe i lamë të luanin. Kur sulmuam më shumë, luajtëm më mirë se ata, krijuam shanse dhe aty lindi barazimi: kur treguam cilësitë tonë dhe karakter.

Në nisje të kohës shtesë i kishim mbështetur në litarët e ringut, por nuk mundëm të shënonim nga dy raste të mira. Pastaj loja u kthye në favor të tyre dhe nuk kishim forcë të ktheheshim”, u shpreh Modric. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *