Moisiu: BE t’i thotë Serbisë të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën

0
Shpërndaje lajmin

Ish-presidenti Alfred Moisiu është shprehur kritik ndaj Bashkimit Europian në lidhje me raportin me Kosovën e Serbisë.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania ai tha se dy njerëzit që merren me organizimin e takimeve Prishtinë-Beograd i përkasin dy shteteve që nuk e njohin Kosovën.
Më tej ai theksoi se BE duhet t’i thotë Serbisë që të zbatojë marrëveshjet që ka nënshkruar me Kosovën.
“Unë e kam kritikuar ashpër Bashkimin Europian sepse i ka vënë të dy vendet në një kandar. Ujku është ujk e qingji është qingj, nuk mund të vihen në një peshore. Dy njerëzit kryesorë që merren me organizimin e takimeve Prishtinë- Beograd, i përkasin dy shteteve që nuk e njohin Kosovën.
Një njeri që vjen nga një ambient anti-Kosovë, si mund të kontribuojë për ta zgjidhur problemin?
Kryeministri Spanjës në një vizitë në Beograd para një muaji ka thënë që ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, ndërkohë pavarësia e Kosovës është njohur nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Hagë.
Nëse kjo Gjykatë e ka shpallur të drejtë pavarësinë, dhe kryetari i një shteti të rëndësishëm nuk e njeh atëherë pse e kemi këtë Gjykatë, pse i paguajmë këto para? Sigurisht kjo çështje është më e gjerë se kaq, por të gjitha këto i toleron Bashkimi Europian.
Marrëveshja për targat e firmosur nga të dyja palët pse nuk zbatohet? Arbitri është BE, dhe ai duhet ti thotë Serbisë ti zbatojë ato”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Alfred Moisiu: Pse presidenti duhet të jetë me “flokë të bardha”
Moisiu: Kalova 7 porta për të shkuar tek Thaçi, më erdhi rëndë kur e pashë atje
Biznesmen i njohur në Korçë, kush është 44-vjeçari që ekzekutoi Edmond Papën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *