Moment epik/ Qeni i presidentit pushton fushën dhe ndërpret ndeshjen në Zvicër (Video)

Share

Një moment epik u regjistrua në ndeshjen e kampionatit zvicerian, Zyrih-Sion që përfundoi në barazim 1-1. Në minutën e 40-të të ndeshjes, skenën e rrëmbeu qeni i presidentit të Zyrihut, Ankilo Kanepa, i cili u fut në fushën e blertë, duke ndërprerë ndeshjen për afro 1 minuta.

Një situatë e paprecedentë që nuk haset shpesh në kampionate elitare, teksa arbitri i ndeshjes nisi të qeshte, ndërkohë nga tribuna  zbriti dikush dhe qeni u bind për t’u larguar nga fusha. Ndeshja më pas rifilloi noramlisht. Në fushë nga minuta e parë në këtë përballje, u aktivizua ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti.


Share

Komente