Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta tronditen pak ditë para zgjedhjeve, zyrtarja e LSI-së u jep goditjen ‘e fortë’

Share

Ditën e sotme është bërë me dije se112 gra nga strukturat e LSI-së së Beratit janë larguar nga LSI për t’ju bashkuar Partisë Socialiste. Ka qenë kryetarja e Gruas së Rajonit nr.2 të LSI Berat, Entela Vreko ajo që ka folur në emër grave të larguara sot nga LSI.

Vreko ka deklaruar se, ishte një vendim i vështirë por i pashmangshëm për të dhe të gjitha gratë e tjera,që kanë kontriubuar në LSI që nga krijimi i saj.

Deklarata e Vrekos:

“Jam e keqardhur që LSI është kthyer në një parti klanore dhe farefisnore. Pakënaqësitë tona kanë filluar që në vitin 2015 me eksperimentin që lidershipi i LSI-së ka bërë kryesisht me bashkinë e Beratit. Modeli që LSI solli në bashkinë e Beratit ishte një model qeverisje i dështuar që në nisje, si pasojë e vendosjes së një kryetari (kushëri) hajdut, imoral, tinzar dhe shpirtëzi. Ky ishte modeli i korrupsionit, nepotizmit,ryshfetit dhe pabesisë që vuajtën jo vetëm anëtarët e LSI-së por gjithë qytetarët e Beratit.

Tendera korruptivë dhe pa cilësi, punësime nepotike dhe me pagesë si dhe imoralitet pa fund. Sot LSI këtë model na e risjellë si qelibar kandidat për deputet. Si mund të jemi ne më pjesë e kësaj partie dhe të votojmë këto modele që na imponohen nga larte? Si mund t’ja bëjmë ne këtë qytetarëve të Beratit dhe fëmijeve tanë? Ne nuk ja lejojmë më vetes të përdoremi dhe ripërdoremi për interestat e ngushta familjare të askujt. Na ngelet vetëm një gjë për të bërë, të ikim për të mos turpëruar veten tonë“-,ka thënë Entela Vreko.


Share

Komente