Monika Kryemadhi krenare për Berti Qerosin!

Share

Kryetarja e LSI-së,  Monika Kryemadhi nuk ka mundur ta fshehë ngazëllimin e saj për prurjet e reja në parti.

Nga njësi 11, ku zhvilloi pasditen e sotme një takim, ajo tha se ndihet krenare për prurjet e reja, duke shtuar se ka dhe shumë të tjerë që duan të kontribuojnë.

“Unë jam shumë e kënaqur që njerëzit po na shikojnë ne live në këtë bashkëbisedim dhe po na shkruajnë mesazhe. Madje ndihen edhe krenare për prurjet në LSI. Por ka edhe shumë të tjerë që duan të kontribuojnë dhe do të kontribuojnë në LSI”, ishte deklarta e saj.

Megjithëse Kryemadhit po i shkërmoqet partia, me largimin e një pas njëshme ku i pari ishte Lefter Koka i cili pas një kohe të gjatë vendosi të rikthet sërish në gjirin e PS-së, Nasip Naço, Aleksandër Lipivani, Olger Sanxhaku, Elez Gjoza i njësisë numër 2, Gledion Rehovica,  Genta Arapi e emra të tjerë, kryetarja e LSI-së s’ka se si të mos jetë krenare për prurjet e reja.

Në Korçë, LSI duket se ka bërë zgjidhjen e duhur. Mandatin ka vendosur t’ia japë Berti Qerosit, një shofer i talentuar, që tani po punon fort për partinë e Monës.

Personalitetit i shquar dhe intelektualit me vlera i cili ka derdhur djersë për partinë që në ditët e para të themelimit, fiks ditën kur vunë kandidat në Korçë Endrit Brahimllarin, gjoja nipin e Berti Qerosit, që në fakt quhet Albert Brahimllari.

Urime Monikës për këta të rinj intelektualë të devotshëm dhe të talentuar si Berti Qerosi!/CNA.al

berti qerosi

 

 


Share

Komente