Monika Kryemadhi tregon arsyet se pse Rama po ushtron presion ndaj SPAK-ut

Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama kritikoi sot Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, se nuk po vepron ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të nxjerrë jashtë sistemit nga  Vettingu, e veçanërisht ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.
Lidhur me deklaratën e Ramës ashtu sikur se shumë politikanë nga opozita ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Lexo edhe: Rama-SPAK: Merruni me “non grata-t”, përdorni grepin për të kapur peshkaqenët, jo peshqit e vegjël
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryemadhi tregon arsyet se pse Rama po ushtron presion ndaj SPKA-ut.
Sipas Kryemadhit Ramës i duhet të mbrojë kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj nga prokuroria, për rolin e tij në aprovimin në kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Vendore, të koncesionit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës.
Postimi i plotë:
“Ja pse kryeministri Edi Rama po ushtron presion ndaj prokurorisë speciale anti korrupsion (SPAK), e ngritur nga Reforma në Drejtësi e vitit 2016.
Atij i duhet të mbrojë kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj nga prokuroria, për rolin e tij në aprovimin në kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Vendore, të koncesionit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës.
Firma e Veliaj është provë e qartë korrupsioni, ndërsa presioni i Ramës ndaj drejtësisë është sulm i qartë kundër integritetit të saj. Rruga e Shqipërisë drejt BE kërkon drejtësi të pavarur dhe fundin e pandëshkueshmërisë të korrupsionit në nivelet e larta.”
/ /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *