Monza e ka seriozisht për sulmuesin argjentinas, dy takime me Wanda Naran

0
Shpërndaje lajmin

Monza e ka seriozisht çështjen e transferimit të Icardit. Sulmuesi i PSG-së është një nga lojtarët e preferuar nga drejtuesit e skuadrës italiane për sulmin në sezonin e ri.
Sipas “RMC Sport” drejtuesit e skuadrës Brianza kanë takuar dy herë bashkëshorten e argjentinasit, Wanda Nara, e cila njëkohësisht është edhe menaxherja e lojtarit.
Në të dy takimet e zhvilluara deri më tani mes palëve është folur mundësia e rikthimit të Icardit në Serie A, këtë herë për të mbajtur peshën e sulmit të skuadrës së sapo ngjitur në elitën e futbollit italian. /f.a/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *